Endrra nisi vite me pare ne vitin 2002 ne nje dhome te vogel. Puna ne ato kohe ishte e veshtire me ato pak makineri qe kishte ne zoterim shtypshkronja Argjiro kryente te gjitha proceset e punes. Fale punes se perkushtuar u arrit qe keto kohe te veshtira te kaloheshin dhe sot mbas 10 vitesh pune ajo qe nisi si nje enderr, ajo qe nisi si nje shtypshkronje e vogel qe mbulonte vetem qytetin e Gjirokastres sot perfaqeson nje prej bizneseve me te konsoliduara ne jugun e Shqiperise.
Sot Argjiro nuk eshte me vetem nje shtypshkronje, sot Argjiro perfaqeson shume me shume. Tek Argjiro sot mund te gjeni qe nga shtypshkrimet, botimet e librave, gazetave, fletepalosjeve, produktet kancelarike, produkte kompjuterike dhe sherbime kompjuterike, reklama ne permasa te medha, etj.
Por pervec ketyre Argjiro i vjen ne ndihme bizneseve shqiptare me linjen bashkekohore te prodhimit te kutive te amballazhimit. Argjiro garanton cilesi dhe sasi ne cdo lloj kutie, si ne ato ushqimore por edhe ne ato me karakter industrial.
Argjiro eshte e perbere nga nje staf i gjere specialistesh te cilet shqyrtojne cdo kerkese tuajen dhe japin me te miren qe te realizojne sa me mire ato qe percaktohen nga ju.
Kemi bere biznes per 10 vite, endrra jone tani nuk eshte me ajo e para, te ndertojme nje biznes per te jetuar. Sot kjo eshte endrra jone:
“Te ndertojme nje biznes qe ti lejojme te tjeret te jetojne duke u rritur dhe forcuar bashkarisht!”
Ju falenderojme qe per keto 10 vite na keni qendruar prane dhe na keni vleresuar.
